Mançester Siti dhe Barcelona kanë filluar një duel të hapur për mbrojtësin e Liverpulit, Daniel Ager, pasi të dy palët duket se kanë hequr dorë nga mundësia e transferimit të spanjollit Havi Martinez.
Mançini kërkon danezin pasi dëshirën të zëvendësojë Kolo Ture, i cili është pranë largimit nga klubi, në kërkim të një aventure në Azi ku pritet të përfitojë shumë më tepër para. Meqë kjo do të thotë se në radhët e kampionëve të Anglisë mbeten vetëm Kompani dhe Leskot si qendërmbrojtës të mirëfilltë, Mançini dëshiron një alternativë shumë cilësore për ta patur në skuadër.
Nga ana tjetër, edhe Barcelona është në kërkim të alternativave për repartin e mbrojtjes, sepse në sezonin e kaluar është detyruar shpesh të luajë me mesfushorët Maskerano e Buskets në këtë pozicion për shkak të problemeve me dëmtimet apo formën të titullarëve Pike e Pujol. Ndonëse katalanasit shihnin me prioritet Martinez, çmimi prej 40 milion euro që ka vënë Atletik Bilbao ka bërë që ky klub të heqë dorë nga futbollisti i kombëtares spanjolle.
Siti mendohet se është i avantazhuar në garën për Ager, pasi lojtari 27 vjeçar është mësuar me stilin e jetesës në Angli. Kampionët kanë bërë një ofertë prej 12 milion paund, e cila është refuzuar nga Liverpuli, por pritet që shumë shpejt të jenë katalanasit ata që do të bëjnë një rritje të kësaj oferte, duke e çuar në 15 milion paund. (LajmeShqip.com)
Monday, 30 July 2012 14:19