Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Londër 2012, ka ende bileta në shitje për këtë eveniment, ata të kategorisë së parë me çmimet më të shtrenjta.
Nëse rreth 1 miliard njerëz do të ndjekin nëpërmjet televizorit këtë ceremoni të drejtuar nga Deni Bojl dhe për të cilën janë shpenzuar 27 milion paund, janë të pakët ata që do të kenë mundësinë ta shohin drejtpërdrejt nga stadiumi. Por me sa ka zbuluar gazeta “The Guardian”, ka ende bileta për shitje, ndonëse ata janë të kategorisë së parë dhe kanë çmime shumë të shtrenjta.
Biletat që ofrohen kanë çmime që fillojnë nga 1600 paund, deri në 2012 paund, pasi janë kategoria VIP dhe jo çdokush mund t’i blejë ato. Pritej që këto bileta të ishin të parat që do të shiteshin para fillimit të aktiviteti por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe tani, organizatorët po praktikojnë shitjet me telefon duke ia ofruar kompanive të rëndësishme të biznesit në Angli e jo vetëm. (LajmeShqip.com)
Friday, 27 July 2012 10:50