Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Dani Alvesh, pranoi gjatë konferencës së tij për shtyp se kishte kaluar një periudhë mjaft të keqe në fundin sezonit të kaluar, kur u përhapën shumë zëra për largimin e tij nga katalanasit.
“Kishte thashetheme për largimin tim dhe sinqerisht më bezdisi fakti që klubi nuk më doli në mbrojtje”, tha lojtari. “Por e kuptoj disi këtë vendim pasi klubi shpesh sheh interesin e tij para atij të lojtarëve. Kur dëgjova thashethemet dhe askush nuk i përgënjeshtroi, u duk sikur kishin humbur besimin te unë dhe nuk e kam fjalën për Tito Vilanovën”, tha Alvesh duke lënë të kuptohet se ky mund të ishte një mesazh indirekt për Guardiolën, ai që mendohet se ishte personi që dëshironte largimin e tij nga katalanasit.
“Tito ka besim te unë dhe unë dua ta shpërblej këtë besim. Më ka thënë gjithmonë që më dëshiron në ekip. Unë për vete e kam fituar respektin e njerëzve me punë dhe dëshiroj të vazhdoj në të njëjtën mënyrë”.
“Vazhdoj të jem ambicioz si në ditën e parë dhe gjendem në klubin më të mirë në botë. Dua të shpërndaj sa më parë të gjitha dyshimet që njerëzit kanë ndaj meje”, tha mbrojtësi brazilian. (LajmeShqip.com)
Monday, 23 July 2012 18:29