Sot në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i turit të tretë paraeliminator të Ligë së Kampioneve, ku në skenë kanë hyrë disa nga emrat e mëdhenj të futbollit evropian.
Përplasja e madhe që dhuroi shorti ishte përballja mes ukrainasve të Dinamo Kiev dhe holandezëve të Fejenord, që duket se do të jetë edhe sfida më interesante e këtij turni të tretë paraeliminator.
Ndërkohë, skocezët e Sëlltik pritet të ndeshen me finlandezët e Helsinkit që kanë dominuar 7-0 në sfidën e tyre të parë ndaj Reikjavik dhe kanë prenotuar një takim me skuadrën që dominon futbollin në Skoci.
Në rast kualifikimi të Skënderbeut që luan javën e ardhshme përballë Debreçenit në Hungari (fitore 1-0 e korçarëve në sfidën e parë), kjo skuadër do të vihet përballë fituesve të sfidës BATE Borisov (Bjellorusi) – Vardar (Maqedoni). Takimi i parë është fituar me rezultatin 3-2 nga skuadra bjelloruse, por maqedonasit kanë shansin që të përmbysin gjithçka më një sukses minimal në fushën e tyre. (LajmeShqip.com)
Shorti i turit të tretë paraeliminator të Ligës së Kampioneve:
NK Maribor / FK Zheljezniçar – F91 Dudelanzh / FC Salzburg
BATE Borisov / FK Vardar – KS Skënderbeu / Debreçeni VSC
CFR 1907 Kluj – FC Slovan Liberec / FC Shakhter Karagandi
RSC Anderleht – Shamrok Rovers / FK Ekranas
FK Buduçnost Podgorica / Shląsk Vroclav – Nju Seints / Helsingsborgs IF
Ulises FC / FC Sherif – PFC Ludogorets Razgrad / Dinamo Zagreb
Sëlltik FC – HJK Helsinki / KR Reikjavik
Molde FK / FK Ventspils – FC Flora Talin / FC Bazel 1893
Zhilina / Hapoel Kiriat Shmona – Neftçi PFK / FC Zestafoni
AEL Limasol FC / Linfild FC – Valeta FC / FK Partizan
Fenerbahçe SK – FC Vaslui
Madhëruell FC – Panathinaikos FC
FC Kobenhavn – Klub Bryzh KV
FC Dinamo Kiev – Fejenord
Friday, 20 July 2012 15:07