Emanuel Adebajor ka kërcënuar Totenhemin se nuk do të pranojë transferimin te kjo skuadër, duke qëndruar te Manëester Siti, nëse nuk i plotësohen kushtet financiare.
Lojtarit 28 vjeçar nuk i ka pëlqyer kërkesa që i kanë bërë drejtuesit e këtij klubi për të ulur me 3 milion paund në vit rrogën e tij aktuale, në mënyrë që t’i bashkohet londinezëve.
“Emanuel ngul këmbë dhe nuk mendoj se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt”, ka treguar një burim pranë lojtarit për gazetën “The Sun”. “Ai është lloji i futbollistit që do të zbatojë deri në fund kontratën ekzistuese, edhe nëse kjo do të thotë që do të qëndrojë në tribunë, para se t’i hapë rrugë çdo kërkese absurde të Totenhemit”.
Dy klubet gjetën akordin për transferimin e lojtarit, pasi Totenhem do t’i paguante Mançester Sitit 6 milion paund, por vetë futbollisti nuk pranon të nënshkruajë për londinezët pa rregulluar çështjen e rrogës me ta. Ai kishte bërë të ditur se do të ulte disi pretendimet ekonomike, por nuk e mendonte që Totenhem do t’i kërkonte thuajse përgjysmimin e rrogës aktuale.
Në situatën aktuale, Adebajor shpreson që Totenhem të përmirësojë kushtet financiare të ofertës katërvjeçare që i kanë bërë, ose në të kundërt që Mançester Siti ta lërë atë një futbollist të lirë, duke i dhënë si shpërblim edhe një shumë të konsiderueshme parash për prishje të njëanshme të kontratës. (LajmeShqip.com)
Friday, 20 July 2012 10:01