Shakhtar Donetsk ka refuzuar një ofertë prej 27 milion paund nga Çelsi për yllin brazilian të skuadrës ukrainase, Uillian, pasi fituesit e Ligës së Kampioneve e shohin atë si një përforcim shumë të vlefshëm.
Por trajneri i ukrainasve, Mirçea Luçesku, ka zbuluar se nëse Çelsi dëshiron të marrë futbollistin, çdo shumë nën atë të 32 milion paund që paguan për Eden Hazard, do të cilësohej e papërshtatshme për një transferim të tillë.
“Unë kam patur një bashkëbisedim me Uillian dhe presidentin e klubit rreth interesimit të Çelsit. I thashë futbollistit që mund të largohet, po vetëm nëse ne na mbërrin oferta e duhur. Ai është një lojtar i madh”.
“Uillian ishte investimi më i madh që Shakhtar ka bërë në një futbollist të ri dhe duhet ta respektojmë sakrificën që është bërë për të. Klubet nuk duhet të mendojnë se çmimet e lojtarëve janë më të ulëta vetëm sepse ata vijnë nga klubet e lindjes. Ata kanë shpenzuar shumë para për Hazard por nuk duan të paguajnë të njëjtën shumë për Uillian, edhe pse sipas mendimit tim, futbollisti ynë është më i mirë”, tha Luçesku.
Lojtari brazilian ka shkëlqyer që prej transferimit të tij në Ukrainë nga Korinthians në vitin 2007, ndërsa ka qenë protagonist në fitoren e tre titujve kampion në Ukrainë si dhe Kupës UEFA në vitin 2009. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 18 July 2012 12:02