Edinson Kavani do t’i kërkojë Çelsit të paguhet njëlloj si yjet e kësaj skuadre kur të rifillojnë bisedimet me klubin anglez gjatë kësaj jave. Menaxherët ë futbollistit do t’u bëjnë të qartë drejtuesve londinezë se sulmuesi kërkon një rrogë prej 150 mijë paund në javë, për të qenë i barabartë me emra si Torres, Terri e Lampard.
Kavani, i cili mund të largohet nga Napoli për 35 milion paund, është një nga opsionet që po shihet me prioritet nga trajneri Roberto Di Mateo, i cili kërkon një futbollist të aftë për të zëvendësuar denjësisht të larguarin Didier Drogba në repartin e avancuar.
Sapo të përfundohet blerja e mesfushorit organizator brazilian Oskar, klubi do të bëjë dy ndërhyrje të tjera në mëkato, duke afruar një sulmues dhe një mbrojtës të djathtë.
25 vjeçari Kavani, për të cilin interesohet edhe Juventus, është prej kohësh në radarin e Çelsit që ka parë forcën e tij në ndeshjet e Ligës ë Kampioneve kundër Napolit. Alternativat e tjera, por më të kushtueshme se uruguaiani, janë Radamel Falkao i Atletiko Madrid dhe Gonzalo Higuain i Real Madrid. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 17 July 2012 12:30