Mbrojtësi brazilian Adriano nuk do të lëvizë nga Barcelona, sipas asaj që deklaroi vetë menaxheri i futbollistit 27 vjeçar.
Braziliani ka luajtur si titullar vetëm 13 ndeshje në sezonin kaluar, ndërsa mendohej se gjatë verës ai do të kërkonte largimin nga katalanasit, sidomos pas blerjes së Zhordi Alba që përfundimisht ka mbyllur pozicionin e mbrojtësit të majtë ku futbollisti aktivizohej shpesh nga Guardiola. Por sipas menaxherit të tij, thashethemet nuk janë të vërteta dhe shumë shpejt ai do të ulej të fliste me klubin për zgjatjen e kontratës.
“Adriano është shumë i lumtur te Barcelona dhe do të vazhdojë të luajë aty në sezonin e ardhshëm. Për të ka qenë shumë e vështirë të arrijëe deri këtu dhe tashmë dëshiron të vazhdojë te Barcelona”.
“Së shpejti do të fillojmë bisedimet për zgjatjen e kontratës por nuk kemi marrë asgjë me ngut”, tha menaxheri i futbollistit që iu bashkua katalanasve dy vite më parë nga Sevilja. Lojtari shkëlqeu si mesfushor në krahun e majtë, por të katalanasit ai e ka parë veten të përdoret më shpesh si mbrojtës. (LajmeShqip.com)
Sunday, 15 July 2012 09:20