|
|
Sunday, 15 July 2012 08:40 Devid Hej ka çuar në vend reputacionin e tij duke arritur të fitojë me KO ndeshjen e “inatit” kundër Derek Çisora, në atë që u cilësua si evenimenti i vitit për boksin profesionist të peshave të rënda.
Dy britanikët u vunë kundër njëri-tjetrit për të zgjidhur në ring sherrin e lënë përgjysmë në konferencën për shtyp të Mynihut ku pas ndeshjes së Çisora me Vitali Kliçkon, Hej ndërhyri duke u zënë me bashkëkombësin e tij.
Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e Uest Hem përballë 30 mijë spektatorëve, spektakli ishte i garantuar pasi dy boksierët shfaqën një nivel të lartë, ku fillimisht ishte Çisora që u shfaq më agresiv në dy raundet e para, por më pas i la tërësisht iniciativën Hej. Ky i fundit nuk e fali dhe në raundin e 5-të e hodhi dy herë në tokë, duke e mbyllur ndeshjen kur kishte mbetur vetëm 1 sekondë nga gongu.
Pas shumë muajsh me fyerje dhe ofendime nga më të ndryshmet, dy boksierët në fund kanë përqafuar njëri-tjetrin, duke lënë të kuptohet se gjithçka mund të kishte qenë pjesë e spektaklit për të rritur interesimin e publikut.
Devid Hej, tani kërkon mundësinë për t’u ndeshur me Vitali Kliçkon, ndërsa nuk ka kursyer përsëri thumbimet ndaj ukrainasit.
“Sot kam bërë boksin ndoshta më të mirë në karrierë dhe kjo ishte atmosfera më e mirë në të cilën kam dueluar. Do të çuditesha shumë nëse Vitali Kliçko dëshiron të ndeshet me mua pas kësaj. Ai me shumë mundësi do të luftojë kundër ndonjë cope mishi e pastaj të bëhet politikan”, ishte sfida e Hej që me këtë dyluftim i është kthyer zyrtarisht boksit profesionist ku regjistron 26 fitore e vetëm 2 humbje. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »