Maksi Lopez është sulmuesi i ri i Sampdorias pasi është arritur akordi mes kësaj skuadre dhe Katanias për transferimin e tij.
Katania ka zyrtarizuar menjëherë marrëveshjen që sheh lojtarin të firmosë një kontratë katërvjeçare me klubin e tij të ri, pasi të ketë plotësuar vizitat mjekësore. Futbollisti nuk u ble përfundimisht nga Milan që e kishte huazuar për pjesën e dytë të sezonit të kaluar, por njëkohësisht nuk bënte më pjesë as në planet e Katanias. Si rrjedhojë, ai është nxjerrë në mëkato nga klubi që zotëronte kartonin e tij.
Katania nuk ka pranuar që në marrëveshje të përfshihen lojtarë të tjerë, si Kaçatore e Sinjori, të cilët iu propozuan nga Sampdoria, dëshironte vetëm para. Marrëveshja e arritur për transferimin e tij parashikon pagesën e 2.5 milion euro për huazim në këtë sezon dhe 3.5 milion euro të tjera për blerjen e tij përfundimtare në mbarimin e edicionit.
Si rrjedhojë, trajneri Çiro Ferrara do të ketë në dispozicion qendërsulmuesin që kërkonte prej kohësh dhe lojtari që sot do të jetë në Xhenova për t’iu bashkuar skuadrës së tij të re.
Futbollisti kërkohej me ngulm edhe nga Torino, por kjo skuadër po priste mos Katania do të ulte çmimin e lojtarit, duke humbur mundësinë për ta blerë atë, pasi Sampdoria u tregua më e shkathët. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 11 July 2012 13:20