Tibo Pino, çiklisti më i ri i Turit të Francës në këtë edicion, ka arritur të sigurojë fitoren në etapën e 8-të. Francezi 22 vjeçar nisi sulmin e tij në ngjitjen e fundit dhe arriti t’ia dalë me sukses para emrave të atyre që pretendojnë fitoren e këtij Turi.
Grupi i favoritëve u kryesua në finish nga kampioni në fuqi, Kadel Evans, me 26 sekonda diferencë nga fituesi i garës së sotme.
Britaniku Bredli Uigins arriti të ruante fanellën e verdhë falë rezistencës që i bëri sulmit të Vinçenco Nibalit në zbritje dhe një tentative shkëputje të vetë Evans në ngjitjen e fundit, ndërsa arriti të shkonte qetësisht në finish bashkë me grupin e pretendentëve.
Samuel Sançez iu shtua listës së çiklistëve të njohur që braktisën Turin për shkak dëmtimesh pas rrëzimeve, sepse 57 kilometra pas nisjes, ai u përplas në tokë duke pësuar fraktura të shumëfishta në krah dhe në dorë. Ky rrëzim do të dëmtojë ndjeshëm ekipin kombëtar të Spanjës në Lojërat Olimpike, pasi kësaj skuadre po për dëmtim gjatë turit, i është larguar edhe Oskar Freire. (LajmeShqip.com)
Renditja e Turit të Francës pas etapës së 8-të
1. Bredli Uigins 38 orë 17’56”
2. Kadel Evans +10”
3. Vinçenco Nibali +16”
4. Denis Mençov +54”
5. Haimar Zubelda +59”
6. Kristofer From +1’32”
7. Maksim Monfort +2’08”
8. Jurgen Van Den Bruk +2’11”
9. Nikolas Roshe +2’21”
10. Rein Taramae +2’27”
Sunday, 08 July 2012 18:11