|
|
Saturday, 07 July 2012 17:03 Fernando Alonso ka marrë pole-position e parë për Ferrarin në këtë sezon në Çmimin e Madh të Anglisë në Silverston, një pozicion në nisje që i mungonte nga gara e Singaporit të vitit 2010.
Provat zyrtare u ndërprenë për rreth një orë e gjysmë kur niveli i ujit në pistë i tejkaloi normat e lejuara për shkak kë reshjeve të dendura. Kur provat rifilluan, kushtet ishin më të përmirësuara, por gjithsesi pilotët u desh të mbanin gomat e shiut për të mbyllur këto prova.
Mark Ueber me Red Bull ishte fillimisht në vendin e parë, duke dhuruar një kohë më të shpejtë se të tjerët, por pastaj Alonso i mori vendin e parë për vetëm 0.047 sekonda.
Dy kampionët gjermanë të Formula 1 do të ndajnë vjen e dytë në nisje. Mikael Shumaker me Mercedes u rendit i treti, ndërsa Sebastian Vetel me makinën tjetër Red Bull siguroi vendin e katërt.
Felipe Masa këtë radhë tregoi se di si niset një makinë Ferrari, duke siguruar vendin e 5-të, ndërsa pas tij u renditën Kimi Raikonen me Lotus, Pastor Maldonado me Uilliams dhe Luis Hemilton me MekLaren.
Zhgënjimi më i madh i ditës ishte Xhenson Baton me MekLarenin tjetër, pasi britaniku nuk arriti të shfaqte asgjë para tifozerisë së vet, duke përfunduar kualifikueset në vendin e 18-të. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »