Dëshira e Xho Uilfred Tsonga për të fituar ndaj Endi Marrei në gjysmëfinalen e Uimbëlldon ka tejkaluar normalen pasi tenisti francez u përpoq të ndalonte gjuajtjen e britanikut me pjesën e gabuar të trupit në setin e tretë të ndeshjes, siç tregohet në videon e mëposhtme.
Incidenti ka shkaktuar ilaritet më shumë pas përfundimit të takimit të fituar nga Marrei, me gazetarët që sugjeruan se kjo ishte “gjuajtja që vendosi fatin e ndeshjes”. Vetë Tsonga e ka marrë gjithçka me humor. “E pranoj që ishte një goditje që dhembi më shumë se zakonisht. Çfarë ndjeva në ato momente? Dëshirën për ta kapërcyer rrjetën dhe për ta masakruar”. (LajmeShqip.com)
Saturday, 07 July 2012 10:50