Inter dhe Diego Forlan i kanë dhënë lamtumirën njëri-tjetrit. Pas shumë diskutimesh në distancë mes palëve gjatë ditëve të fundit, është vendosur ndërprerja me konsensus e kontratës.
Lojtari, i cili gjatë kësaj periudhe kishte deklaruar se do të luftonte për vendin në formacion, nuk ka lëshuar asnjë koment, por sot ka qenë i pranishëm në zyrat e klubit ku ka firmosur dokumentin që e bën atë një futbollist të lirë.
Karriera e lojtarit pritet të vazhdojë në Brazil, ku e pret një tjetër Inter, ai i Porto Alegre, ku ka një vend të sigurt në formacion dhe mijëra tifozë që e presin me padurim.
Situatën më pas e ka shpjeguar për mediat braziliane vetë menaxheri i tij, Horge Baidek. “Gjërat po ecin në rrugën e duhur rreth nënshkrimit të një kontratë të re. Kam folur me futbollistin dhe kontrata e tij me Inter në Itali fshihet zyrtarisht vetëm të shtunën. Sapo një gjë e tillë të ndodhë, ai do të udhëtojë drejt Sao Paulo”.
Forlan është transferuar në Evropë në vitin 2001, duke kaluar në klube si Mançester Junajtid, Vijareal dhe Atletiko Madrid. Periudhën më të suksesshme ai e përjetoi në Spanjë dhe transferimi drejt Interit dukej si hapi më i rëndësishëm i karrierës, por uruguaiani nuk bindi asnjëherë dhe paraqitjet e tij të dobëta sollën edhe ndërprerjen e kontratës pas vetëm një sezoni zhgënjyes. (LajmeShqip.com)
Friday, 06 July 2012 17:42