Sulmuesi i Portos, Hulk, mbrojtësi i Milanit, Tiago Silva dhe mbrojtësi i Real Madrid, Marselo, janë tre lojtarët mbi moshë që trajneri Mano Menezes ka vendosur të marrë me vete në kombëtaren e Brazilit për Lojërat Olimpike Londër 2012.
Mbrojtësi i Milanit është nderuar me shiritin e kapitenit të kësaj përfaqësueseje që kërkon medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike, falë një ekipi të mbushur me yje ku mes të tjerëve janë Neimar, Ganso, Pato, Damiao apo Rafael.
Mungesat e mëdha në këtë listë janë ato të Daniel Alvesh të Barcelonës dhe David Luiz të Çelsit, të cilët fillimisht mendoheshin se do të bëheshin pjesë e ekipit olimpik për këtë aventurë.
Trajneri Menzes ka mbledhur 22 lojtarë, pasi 18-shes i ka bashkuar edhe 4 zëvendësues për të evituar dëmtime të minutave të fundit. Lojtarët do të grumbullohen që në fillimin e javës së ardhshme për t’u përgatitur për aktivitetin që fillon me 26 korrik. (LajmeShqip.com)
Lista e Brazilit për Londër 2012
Portierë: Neto (Fiorentina), Kabral (Santos)
Mbrojtës: Danilo (Porto), Rafael (Mançester Junajtid), Sandro (Porto), Marselo (Real Madrid), Tiago Silva (Milan), Uvini (Sao Paulo), Huan (Inter)
Mesfushorë: Sandro (Totenhem), Romulo (Vasko Da Gama), Lukas (Sao Paulo), Oskar (Porto Alegre), Ganso (Santos).
Sulmues: Pato (Milan), Neimar (Santos), Damiao (Porto Alegre), Hulk (Porto).
Rezerva: Markinjos (Korinthians), Xhuliano (Dnjepro), Kasemiro (Sao Paulo), Gabriel (Milan)
Friday, 06 July 2012 08:40