Daniel Starrixh mbetet në dyshim të madh për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike me kombëtaren britanike pasi është konstatuar se ai ka meningjit.
Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, sulmuesi i Çelsit ka shfaqur simptoma shqetësuese në ditët fundit dhe i është nënshtruar testeve për të parë sa serioze është situata.
Ai filloi të ndjehej keq gjatë fundjavës dhe kontaktoi stafin mjekësor të Çelsit, të cilët e dërguan menjëherë në një spital të Londrës për teste.
Ekzistojnë dy lloje meningjiti: ai viral dhe ai bakterial, me këtë të dytin që është më i rrezikshëm. Por mendohet që Starrixh ka kontaktuar me formën më të lehtë të virusit.
Sipas asaj që është raportuar në media, ka pak shanse që futbollisti 22 vjeçar i Çelsit të arrijë të ruajë vendin e tij në skuadrën olimpike, ndonëse trajneri Stjuart Pirs ka vendosur që të presë deri në momentin e fundit.
Më shumë se gjendja personale e lojtarit, shqetëson fakti se ai rrezikon t’i transmetojë virusin pjesës tjetër të ekipit e për këtë arsyem është vendosur që të pritet derinë momentin e fundit para se të vendoset për të. Sulmuesi i Hadërsfild, Xhordan Rods dhe ylli i Kristal Palas, Uilfrid Zaha, janë dy kandidatët më të mundshëm për ta zëvendësuar. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 04 July 2012 08:40