Spanja vazhdonte jetë skuadra favorite për fitoren e trofeut të Euro 2012, ndonëse Italia nga ndeshja në ndeshje ka treguar rritje dhe ka qenë skuadra që ka vënë më shumë në vështirësi iberikët në këtë turne.
“William Hill” i ka vënë koeficientin 2.15 suksesit në 90 minuta të Spanjës, përballë atij 3.75 të kundërshtarëve, ndërsa për fitoren e trofeut (përfshirë kohët shtesë apo penalltitë), spanjollët janë të favorizuar ndjeshëm me koeficientin 1.53 përballë atij 2.5 të italianëve.
Në një ndeshje ku priten të paktën dy gola, eventualiteti i penalltive është relativisht i madh, pasi kjo kompani ka vënë koeficientin 5 që dy skuadrat ta vendosin trofeun me gjuajtjet nga pika e bardhë.
Rezultat e sakta flasin më shumë në favor të Spanjës, duke filluar nga fitorja 1-0 e cila kuotohet 5.5, e ndjekur nga ajo 2-0 (9) dhe 2-1 (10). Ndërsa një sukses minimal 1-0 i Italisë mban koeficientin 8, ndërsa çdo sukses tjetër i të kaltërve kuotohet minimalisht 15 (suksesi 2-1). Barazimet 0-0 dhe 1-1 kanë të dyja të njëjtin koeficient, 6.5.
Lojtarët spanjollë Torres e Lorente janë më të favorizuarit për të gjetur rrugën e rrjetës në këtë sfidë, pasi mbajnë koeficientin 2.75, ndërsa Mario Baloteli kuotohet me koeficientin 3 për të gjetur rrugën e rrjetës nga radhët e skuadrës italiane. (LajmeShqip.com)
Grupi C
Spanjë-Itali 1-1
63’ Fabregas / 61’ Di Natale
Itali-Kroaci 1-1
39’ Pirlo / 72’ Manxhukiç
Spanjë-Irlandë 4-0
4’, 70’ Torres, 49’ Silva, 83’ Fabregas
Kroaci-Spanjë 0-1
88’ Navas
Itali-Irlandë 2-0
35’ Kasano, 90’ Baloteli
Çerekfinalet
Spanjë-Francë 2-0
19’, 90’+1’ (p) Ksabi Alonso
Angli-Itali 0-0 (2-4 p.)
Gjysmëfinalet
Portugali-Spanjë 0-0 (2-4 p.)
Gjermani-Itali 1-2
90’+2’ (p) Ozil / 20’, 36’ Baloteli
Finalja
01.07.2012
Spanjë-Itali 20:45
Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)
Kiev
Sunday, 01 July 2012 12:03