Drejtori teknik i Gjermanisë, Matias Samer, ka komentuar fitoren e Italisë ndaj Gjermanisë duke e cilësuar si të merituar, ashtu si edhe një triumf të mundshëm në finalen e Euro 2012.
“Gjithmonë mendojmë se ka ardhur momenti i hakmarrjes për në gjermanët, por nuk ndodh asnjëherë. Ju jeni mallkimi ynë”, ka pranuar ai pas ndeshjes së 8-të në turne zyrtarë ku Gjermania nuk arrin të mposhtë Italinë.
“Bufon është mërzitur për vuajtjet në fund të ndeshjes? Ndoshta ka të drejtë, por Di Natale dhe Markizio i shkuan më shumë afër rezultatit 3-0 sesa ne atij 2-2. Këtë ndeshje do ta marr si shembull për t’i shpjeguar sesi duhet luajtur futbolli modern të gjithë aspirantëve për t’u bërë trajnerë në qendrat e formimit në Gjermani”, tregoi ai.
“Skuadra juaj është më bukura dhe më forta e Euro 2012, e vetmja që ka vënë në krizë kampionët e Spanjës. Nëse do të vazhdojë të luajë kështu, nuk do të bëjë gjë tjetër veçse të marrë në shtëpi me merita të plota trofeun e Euro 2012”, deklaroi ish-kapiteni i Gjermanisë në vitin 1996, kur kjo kombëtare mori titullin Kampion Evrope. (LajmeShqip.com)
Grupi C
Spanjë-Itali 1-1
63’ Fabregas / 61’ Di Natale
Itali-Kroaci 1-1
39’ Pirlo / 72’ Manxhukiç
Spanjë-Irlandë 4-0
4’, 70’ Torres, 49’ Silva, 83’ Fabregas
Kroaci-Spanjë 0-1
88’ Navas
Itali-Irlandë 2-0
35’ Kasano, 90’ Baloteli
Çerekfinalet
Spanjë-Francë 2-0
19’, 90’+1’ (p) Ksabi Alonso
Angli-Itali 0-0 (2-4 p.)
Gjysmëfinalet
Portugali-Spanjë 0-0 (2-4 p.)
Gjermani-Itali 1-2
90’+2’ (p) Ozil / 20’, 36’ Baloteli
Finalja
01.07.2012
Spanjë-Itali 20:45
Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)
Kiev
Saturday, 30 June 2012 12:30