Pep Guardiola ka pranuar se ka filluar që tani ta ndjejë mungesën e futbollit, ndonëse ka vetëm pak javë që ka lënë detyrën e tij si trajner i Barcelonës. Si për ironi të fatit, trajneri më i suksesshëm spanjoll vendosi të linte detyrën e tij të katalanasit duke cituar lodhjen si arsyen kryesore.
Por ai tani pranon se i mungon fusha e lojës, duke u shprehur me humor se golfi e ka mërzitur më shumë.
“A më mungon futbolli? Aktualisht ia ndjej mungesën”, tha ai para gazetarëve në Malajzi. “Jam lodhur që tani duke luajtur golf me babain tim”.
Guardiola udhëhoqi Barcelonën drejt 14 trofeve gjatë katër viteve në drejtimin e skuadrës dhe tani është zëvendësuar në postin e trajnerit nga asistenti i tij, Tito Vilanova. Megjithatë, ai ka treguar se periudha gjatë të cilës është kënaqur më shumë ka qenë kur zbriste vetë në fushën e lojës si futbollist, e jo si trajner.
“Menaxheri dhe trajneri e organizojnë ekipin, por është lojtari në fushë që ka kontrollin mbi gjithçka. Trajneri është jashtë ndeshjes dhe e drejton atë si një telekomandë. Por është lojtari ai që bën punën”, tregoi trajneri katalanas. (LajmeShqip.com)
Saturday, 30 June 2012 08:40