Nëse Spanja arrin të mundë Italinë në finalen e Euro 2012 të dielën në Kiev, atëherë Visente Del Boske do të hyjë në histori si trajneri i parë që ka fituar Botërorin, Evropianin dhe Ligën e Kampioneve.
Trajneri 61 vjeçar gjithashtu do të ishte personi i parë që do të bënte të mundur suksesin e tre turneve madhorë radhazi për një kombëtare, një arritje e jashtëzakonshme për atë që 10 vite më parë e larguan nga Real Madrid duke e cilësuar të papërshtatshëm, edhe pse me madrilenët kishte fituar dy tituj e dy Liga Kampionesh.
Por me qetësinë e tij të jashtëzakonshme, vetë trajneri ka komentuar finalen me Italinë si një ndeshje të barabartë, duke vlerësuar maksimalisht kundërshtarin që sipas tij i ka vënë më shumë në vështirësi në këtë Evropian.
“Askush nga ne nuk është penduar që nuk eliminuam Italinë”, deklaroi ai duke kujtuar se Spanja e kishte patur në dorë fatin e italianëve në pwrballjen kundër Kroacisë në ndeshjen e fundit në grup.
“Italia është skuadra që na ka vënë më shumë në vështirësi. Përqindje? Kjo është një finale, do të thotë se të dy ekipet kanë 50% mundësi për ta fituar. Spanja favorite? Ata kanë fituar katër tituj Kampionë Botë, diçka do të thotë apo jo!”. (LajmeShqip.com)
Grupi C
Spanjë-Itali 1-1
63’ Fabregas / 61’ Di Natale
Itali-Kroaci 1-1
39’ Pirlo / 72’ Manxhukiç
Spanjë-Irlandë 4-0
4’, 70’ Torres, 49’ Silva, 83’ Fabregas
Kroaci-Spanjë 0-1
88’ Navas
Itali-Irlandë 2-0
35’ Kasano, 90’ Baloteli
Çerekfinalet
Spanjë-Francë 2-0
19’, 90’+1’ (p) Ksabi Alonso
Angli-Itali 0-0 (2-4 p.)
Gjysmëfinalet
Portugali-Spanjë 0-0 (2-4 p.)
Gjermani-Itali 1-2
90’+2’ (p) Ozil / 20’, 36’ Baloteli
Finalja
01.07.2012
Spanjë-Itali 20:45
Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)
Kiev
Friday, 29 June 2012 12:30