Zyra e Taksave dhe Mashtrimit Ekonomik në Spanjë ka hapur çështje gjyqësore ndaj Samuel Eto’o, i cili akuzohet se ka bërë evazion fiskal gjatë periudhës kur ishte futbollist i Barcelonës, nga viti 2006 deri në vitin 2009.
Sipas asaj që raporton shtypi spanjoll, Eto’o i detyrohet shteti spanjoll 3464122 euro, nga të ardhurat që ka përfituar nga Barcelona dhe kontrata e sponsorizimit me kompaninë e artikujve sportiv “Puma”.
Kamerunasi i deklaroi këto si të ardhura nga një burim tjetër, nga kompani në Spanjë dhe Hungari, në mënyrë që të ultë taksat që duheshin paguar.
Nëse sulmuesi shpallet fajtor, ai rrezikon nga një në pesë vite burg, si dhe pagesën e një gjobë që mund të jetë rreth 6 herë më e lartë se shuma që i detyrohet shtetit spanjoll.
Kuptohet që kamerunasi shpreson të paguajë vetëm një gjobë, pasi aktualisht është futbollisti më i paguar në botë, duke përfituar 20 milionë euro në vit nga klubi i miliarderëve, Anzhi Makhashkala, të cilit iu bashkua vitin e kaluar. (LajmeShqip.com)
Thursday, 28 June 2012 18:32