Lionel Mesi është bërë pengesë në jetë për Kristiano Ronaldon, i cili tashmë çdo gjë e lidh direkt me futbollistin argjentinas, sa herë që shfaqet para shtypit. Këtë radhë, ai ka marrë si shembull rivalin e tij duke folur për ndeshjen gjysmëfinale të Euro 2012 ndaj Spanjës dhe trysninë që ndjen çdo lojtar.
“Sa më lojtar i madh të bëhesh, aq më shumë trysni ka ndaj teje për t’u paraqitur në një nivel të pranueshëm për njerëzit e tjerë dhe nga vetja. Edhe Mesi kritikohet! Nuk mund t’i kënaqësh të gjithë! Por unë nuk zemërohem apo shqetësohem nga një gjë e tillë. Unë thjesht dal në fushë dhe mundohem të jap maksimumin tim, nuk e bëj për t’i mbyllur gojën kritikave”.
Pas një fillimi të dobët të turneut, Kristiano Ronaldo ka gjetur formën e tij dhe që nga ai moment, Portugalia është bërë më e frikshme, ndërsa tani ka një shans të mirë për të synuar finalen.
“Po përmirësohemi dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Ishte e vështirë të mbërrinim deri këtu, por ne kemi optimizëm pavarësisht emrit që na vihet përpara në gjysmëfinale. Tani kemi objektiv finalen, pse jo? Ka patur presion më të madh ndaj nesh, por deri tani kemi kaluar parashikimet ndaj sido që të shkojë, të gjithë duhet të na përgëzojnë”, tha Kristiano Ronaldo. (LajmeShqip.com)
Grupi B
Gjermani-Portugali 1-0
73’ Mario Gomez
Danimarkë-Portugali 2-3
41’, 80’ Bendtner / 24’ Pepe, 36’ Postiga, 87’ Varela
Portugali-Holandë 2-1
28’, 74’ K. Ronaldo / 11’ Van Der Vart
Çerekfinalet
R. Çeke-Portugali 0-1
79’ Kristiano Ronaldo
Gjysmëfinalet
27.06.2012
Portugali-Spanjë 20:45
Monday, 25 June 2012 13:20