Shinji Kagaua ka zbuluar se ka refuzuar mundësinë për të veshur fanellën legjendare me numrin 7 të Mançester Junajtid, pasi ai dëshiron më parë të provojë se e meriton një fanellë të tillë.
Lojtari përfundoi në fundjavë detajet e kontratës së tij katërvjeçare me klubin anglez, kreu vizitat mjekësore dhe mori lejen e punës. Por ai bëri të qartë se nuk e shihte ende veten me fanellën me numrin 7 që është bërë e famshme nga emra si Xhorxh Best, Erik Kantona, Devid Bekam e Kristiano Ronaldo, ndonëse klubi ia propozoi një gjë të tillë.
Kagaua ka kërkuar që si fillim të ketë një fanellë me “kuptim personal”, ndërsa te Dortmund mbante numrin 23. Numri 7 te Mançester Junajtid u la i lirë pas largimit të Majkëll Ouen, i cili e ka mbajtur në vitet e fundit.
“Sapo i jam bashkuar skuadrës dhe nuk kam arritur ende asgjë. Dua që të bëj emër për veten time te Junajtid, në mënyrën time. Pashë stadiumin dhe që tani kam filluar të mendoj se sa gjë e bukur do të ishte të shënoja këtu”, ka treguar lojtari japonez. (LajmeShqip.com)
Monday, 25 June 2012 11:50