Acarohet situata në kampin portugez, pas një zënke që ka shpërthyer në stërvitjen e djeshme mes Miguel Lopez dhe Rikardo Kuarezma.
Gjatë ndeshjes brenda grupit, mbrojtësi i Sporting Lisbonës ka bërë një ndërhyrje të ashpër ndaj mesfushorit, i cili nuk ka ngurruar të reagojë ashpër duke e sharë atë shumë rëndë e më pas të dy kanë filluar edhe të shtyjnë njëri-tjetrin.
Mbrojtësi Rikardo Kosta ishte ai që arriti të largonte Kuarezman para se ky i fundit të gjuante shokun e skuadrës, ndërsa u desh ndërhyrja e trajnerit Paulo Bento që situata të qetësohej plotësisht.
Pak më vonë ishte pikërisht mbrojtësi Rikardo Kosta që foli në konferencën për shtyp rreth kësaj ngjarje.
“Këto janë gjëra që ndodhin zakonisht në stërvitje. Gjakrat u nxehën pak mes dy lojtarëve. Ne jemi të ngarkuar emocionalisht, duam gjithmonë të fitojmë dhe ka raste kur gjëra të tilla ndodhin”, tha ai. (LajmeShqip.com)
Grupi B
Gjermani-Portugali 1-0
73’ Mario Gomez
Danimarkë-Portugali 2-3
41’, 80’ Bendtner / 24’ Pepe, 36’ Postiga, 87’ Varela
Portugali-Holandë 2-1
28’, 74’ K. Ronaldo / 11’ Van Der Vart
Çerekfinale
R. Çeke-Portugali 0-1
79’ Kristiano Ronaldo
Gjysmëfinale
27.06.2012
Portugali-Spanjë 20:45
Sunday, 24 June 2012 08:11