Në ditë pas kalimit përfundimtar në radhët e Palermos, Samir Ujkani ka marrë edhe konfirmimin se ai do të jetë portieri titullar i kësaj skuadre në sezonin e ardhshëm në Serinë A.
Ka qenë vetë presidenti i Palermos, Mauricio Zamparini, ai që ka konfirmuar para mediave se portieri i përfaqësueses shqiptare ishte zgjedhja e parë për portën e këtij ekipi dhe se për këtë arsye, kishte nxjerrë në shitje Vivianon, portier që e ka në bashkëpronësi më Interin.
“Për Vivianon ka kërkesa dhe do të gjejmë një zgjidhje, pasi portieri ynë është Ujkani”, ishin falët e presidentit të Palermos, që në këtë mënyrë ka vendosur të “gradojë” gardianin shqiptar që e bleu nga Anderlehti kur ishte vetëm19 vjeç dhe tani më në fund do ta ketë si titullar në radhët e ekipit të tij pas 3 viteve huazim.
Ujkani ka shkëlqyer në radhët e Novarës në tre sezonet e fundit duke ndihmuar të ngjitë këtë skuadër të vogël nga Lega Pro në Serinë A. Por në sezonin që sapo u mbyll, paraqitjet e tij u penalizuan nga dy dëmtime që e lanë atë jashtë fushe për një periudhë relativisht të gjatë. (LajmeShqip.com)
Saturday, 23 June 2012 12:30