Zinedin Zidan ka paralajmëruar Francën se për të ndaluar Spanjën, duhet të gjejë një mënyrë si të ndalojë Andres Iniestan. Dy kombëtaret do të ndeshen të shtunën kundër njëra-tjetrës në çerekfinalet e Euro 2012 dhe ndaj të dyjave ka patur kritika për shkak të paraqitjeve jo bindëse që kanë dhuruar.
Zidan, që ka fituar Kampionatin Evropian në vitin 2000, mendon se talenti i mesfushorit të Barcelonës mund të jetë shumë më tepër se sa mund të përballojnë ish-shokët e tij të kombëtares.
“Iniesta po më mahnit me paraqitjen e tij. Ai ka shumë influencë në lojën e Spanjës. Mendoj se shtypi po tregohet i padrejtë me Spanjën, për mua kjo kombëtare po luan mirë, por asgjë nuk është e lehtë kur kundërshtarët luajnë të mbyllur në mbrojtje”.
“Si Spanja, ashtu edhe Franca, duhet të bëjnë një lojë të mirë nëse dëshirojnë të shkojnë në gjysmëfinale. Unë mendoj se kalon Spanja, ata janë favoritët. Fitorja jonë kundër tyre në vitin 2006 erdhi sepse ne ishim të inatosur me komentet e shtypit kundër dhe arritëm ta kthenim këtë në forcën tonë duke shkuar në finalen e Botërorit”, kujton Zidan. (LajmeShqip.com)
Çerekfinalet
21.06.2012
R. Çeke-Portugali 20:45
Gjyqtar: Hauard Ueb (Angli)
Varshavë
22.06.2012
Gjermani-Greqi 20:45
Gjyqtar: Damir Skomina (Slloveni)
Gdansk
23.06.2012
Spanjë-Francë 20:45
Gjyqtar: Nikola Ricoli (Itali)
Donetsk
24.06.2012
Angli-Itali 20:45
Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)
Kiev
Thursday, 21 June 2012 18:02