Trajneri i Kroacisë, Slaven Biliç, mendon se Spanja ka humbur forcën e saj në Euro 2012. Me një formacion që i ngjan atij të Guardiolës te Barcelona, Del Boske luan pa sulmues të deklaruar, duke përdorur Fabregas apo Iniesta në këtë pozicion.
Megjithëse Spanja fitoi Grupin C, ajo nuk është shfaqur në nivelin e kërkuar dhe ka vuajtur shumë në ndeshjet kundër Italisë e Kroacisë.
“Njerëzit çmenden pas Spanjës, por bota ecën kaq shpejt sa harrojmë detajet. Ata dukeshin të brishtë, jo vetëm ndaj nesh, por edhe kundër Italisë. Për mua është më e lehtë të mbrohem kur ata luajnë pa Torres, Negredo apo Lorente. Mendoj se janë më të rrezikshëm kur luajnë me një sulmues, pasi u mungon thellësia kur nuk kanë një futbollist në zonën kundërshtare”.
“Kur luan kundër Torres e ke të vështirë të shtysh përpara. Ata nuk mund të zgjerojnë ekipin kundërshtar kur nuk kanë sulmues të mirëfilltë. Nuk e di nëse e ndjejnë mungesën e Vijas apo jo, por kanë shumë sulmues cilësorë në stol. Do të kisha dashur që të luanin pa sulmues ndaj nesh, pasi do të kishte qenë shumë e thjeshtë, na mjaftonte të mbroheshim nga krahët”, tha Biliç.
Këshillat e tij duket se i ka mbajtur shënim trajneri i Francës, Loran Blank, i cili po përgatit skuadrën për çerekfinalen kudër Spanjës. “Kroacia na tregoi se si mund të ndalim Spanjën”, deklaroi ai me optimizëm. (LajmeShqip.com)
Çerekfinalet
21.06.2012
R. Çeke-Portugali 20:45
Varshavë
22.06.2012
Gjermani-Greqi 20:45
Gdansk
23.06.2012
Spanjë-Francë 20:45
Donetsk
24.06.2012
Angli-Itali 20:45
Kiev
Wednesday, 20 June 2012 17:01