Visente Del Boske e ka komentuar Francën si një “ekip të mirë” pasi mësoi se ajo do të ishte rivalja e skuadrës së tij në çerekfinalet e Euro 2012. Sipas trajnerit të Spanjës, francezët kanë bërë një hov mjaft cilësor, duke bërë ndryshime që kanë rezultuar efikase në lojën e skuadrës.
“E dinim që më para për barazinë që ekziston mes skuadrave, çdo kundërshtar nga Grupi D do të ishte i vështirë. Por Franca po luan shumë mirë kohët e fundit dhe ka një ekip të mirë. Kanë bërë shumë ndryshime në skuadër dhe në lojë, mbajnë topin dhe lojtarë si Benzema, Ben Arfa, Nasri, Malouda, Riberi… janë të gjithë lojtarë shumë të mirë”, tha ai.
“Kjo do të jetë një ndeshje e madhe, një ndeshje që na pëlqen dhe që e presim me padurim. Kemi kohën e mjaftueshme për të ndërtuar skuadrën deri të shtunën dhe do të hedh në fushë formacionin që mendoj më të arsyeshëm”.
“Ajo që nuk më pëlqen, është ky zakon i keq i spanjollëve për të nënvlerësuar kundërshtarët. Franca është skuadër e fortë dhe mungesa e Mekses në sfidën përballë nesh është e rëndësishme për ne. Mos harroni, askush nuk është i pathyeshëm”, deklaroi trajneri i Spanjës. (LajmeShqip.com)
Çerekfinalet
21.06.2012
R. Çeke-Portugali 20:45
Varshavë
22.06.2012
Gjermani-Greqi 20:45
Gdansk
23.06.2012
Spanjë-Francë 20:45
Donetsk
24.06.2012
Angli-Itali 20:45
Kiev
Wednesday, 20 June 2012 10:50