Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, është tallur me Kristano Ronaldon duke deklaruar se pretendimet e futbollistit portugez për “Topin e Artë” janë të kota, pasi ai nuk është as mes 10 lojtarëve më të mirë në botë.
Ronaldo pretendon se udhëheqja e Real Madrid drejt fitores së titullit në Spanjë si dhe kualifikimi në çerekfinalen e Euro 2012 të Portugalisë, do ta ndihmojë atë të marrë titullin, por Rosell nuk është i të njëjtit mendim dhe insiston që Lionel Mesi duhet të marrë trofeun për të katërtin vit radhazi.
“Kristiano Ronaldo nuk është lojtari i dytë më i mirë në botë, ai është i 12-ti. Të parët janë 11 futbollistë të Barcelonës. Jashtë Spanjës, të gjithë janë të qartë që Mesi duhet të fitojë “Topin e Artë”, vetëm këtu te ne jo”.
Sipas tij, Murinjo nuk do të kishte patur kurrë vend te Barcelona për shkak të karakterit negativ, siç e ka treguar në incidentin me Tito Vilanovën.
“Nuk do ta pranoja kurrë një trajner që dëshiron të fitojë me çdo kusht. Do të kërkoja falje nëse trajneri i këtij klubi do t’i fuste gishtin në sy ndokujt”, tha ai duke iu referuar incidentit të një viti më parë. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 20 June 2012 08:40