Zhoze Murinjo dhe Tito Vilanova do të kenë mundësinë t’i japin dorën njëri-tjetrit në fillimin e ndeshjes së Superkupës së Spanjës, duke lënë pas polemikat dhe problemet e një viti më parë.
Dy trajnerët ishin të pezulluar për këtë ndeshje për shkak të incidentit të famshëm ku tekniku i Real Madrid i futi gishtin në sy Vilanovës, që asokohe ishte zëvendës i Pep Guardiolës. Por presidenti i Federatës Spanjolle, Angel Maria Vijar, ka konfirmuar se ka falur të dy trajnerët.
“E kam bërë këtë për të mirën e të gjithë futbollit spanjoll, jo për t’i bërë nder njërës palë apo tjetrës. Gjëra të tilla i kam bërë shpesh gjatë periudhës time si president”, tha Vijar, i cili ka premtuar se pas përfundimit të Evropianit do të tregojë për mediat pse Reali dhe Barça refuzuan të luanin ndeshjet e Superkupës në Kinë duke i hequr Spanjës mundësinë të përfitonte 35 milionë euro.
Superkupa e Spanjës do të jetë ndeshja e parë zyrtare e Tito Vilanova në stolin e skuadrës së Barcelonës. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 19 June 2012 09:20