Kristiano Ronaldo, dy ditë më parë ka dashur t’u mbyllë gojën kritikave kundër tij duke sulmuar Lionel Mesin. Portugezi vuri në diskutim cilësitë e argjentinasit duke deklaruar se një vit më parë, ai ishte eliminuar me turp nga Kupa e Amerikës.
Por një situatë e tillë nuk i ka pëlqyer Serxho Agueros, sulmuesit të Mançester Sitit, i cili ka kundërshtuar ashpër portugezin për këto deklarata. “Mesi nuk duhet të vihet asnjëherë në diskutim, ai është lojtari më i mirë në botë”.
Aguero kishte lëshuar sinjalet e para që pas miqësores Argjentinë-Brazil, të fituar 4-3 nga skuadra e tij, ku Mesi shënoi tre herë në portën e “seleçaos”. Në adresën e tij në Twitter, ai publikoi një mesazh që lë shumë pak vend për imagjinatë.
“Akoma keni dyshime sot se kush është numri 1?! Fantastik Leo! Një fitore e bukur përballë Brazilit! Para Argjentina”. (LajmeShqip.com)
Sunday, 17 June 2012 13:20