Zhoze Murinjo nuk humb rast për të ndezur më shumë rivalitetin mes Real Madrid dhe Barcelonës apo për të thumbuar këto të fundit. Në vizitën e tij promocionale në Azi, ai pyetet vazhdimisht rreth Euro 2012 dhe gjatë konferencës së tij të fundit para shtypit, ai është përpjekur të minimizojë impaktin e Barcelonës në radhët e kombëtares spanjolle.
“Tani flasin vetëm për Spanjën dhe Barcelonën, por në skuadër ka gjithashtu 5 lojtarë të Real Madrid. Nuk e di se pse e bëjnë një gjë të tillë, janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme”, ishte kritika e Murinjos ndaj atyre që mendojnë se katalanasit janë ende qendra e lojës së spanjollëve.
Më tej, ai ka thumbuar përsëri katalanasit nëpërmjet deklaratave të tij të zakonshme polemike. “Barcelona ishte skuadra kampione e Spanjës. E përsëris, ishte kampione, pasi tani nuk është më”, tha ai i inatosur me faktin se të gjithë e pyetnin vazhdimisht vetëm për magjinë e lojës së katalanasve dhe nëse Reali do të arrinte ta bënte një lojë të tillë në të ardhmen. (LajmeShqip.com)
Saturday, 16 June 2012 12:30