Një nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar, Mehdin Zhega, është ndarë nga jeta sot në Tiranë në moshën 66 vjeçare pasi kishte rreth një vit në gjendje të rëndë pas një dëmtimi në shtyllën kurrizore.
Ish-futbollisti dhe trajneri i njohur i kombëtares shqiptare të futbollit, pësoi një incident gjatë një vizite te familjarë të tij në Kanada, ndërsa dëmtoi një rruazë të shtyllës kurrizore që e la atë të paralizuar.
Ai u soll me një avion të veçantë nga Kandaja pak muaj më parë dhe gjendej i shtruar në spitalin Nr. 5 në Tiranë, ku ka qenë nën vëzhgimin e mjekëve. Por sot është dhënë lajmi i vdekjes së tij, që ka trishtuar jo vetëm miqtë dhe të afërmit, por edhe sportdashësit shqiptarë.
I shquar si një nga golashënuesit më të mirë gjatë periudhës kur ka shkelur barin e stadiumeve shqiptare gjatë karrierës si futbollist në vitet 1963-1979, ai u bë më pas një trajner i suksesshëm i ekipi kombëtar.
Të paharrueshme janë fitorja 2-0 ndaj Greqisë në “Qemal Stafa” në vitin 2000, si dhe ndeshjet kundër Gjermanisë, sidomos ajo e humbur në Kaizerslautern me rezultatin 2-1 me një gol të diskutueshëm në minutat e fundit. Nën drejtimin e Zhegës, Shqipëria ka fituar turneun ndërkombëtar “Rothmans” në Maltë në vitin 2001.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes! (LajmeShqip.com)
Tuesday, 12 June 2012 16:18