Një grup tifozësh belgë, të mërzitur prej faktit që nuk kanë një skuadër që të mbështetin në Euro 2012 pasi kombëtarja e tyre nuk u kualifikua aty, kanë gjetur blerës pasi hodhën veten në ankand – komshinjtë e tyre nga Holanda.
Tifozët krijuan një grup në Facebook të quajtur “Tifozë futbolli belgë për shitje”, ku u mblodhën 20 mijë anëtarë, ndërsa shpjegonin e nuk kishin për kë të ulërinin gjatë turneut dhe se do të dhuronin të gjitha të ardhurat e ankandit te UNICEF.
“Të konsumuar por në gjendje të kënaqshme. Nuk janë përdorur që nga Botërori 2002”, ishte parulla humoristike e tifozëve të cilët më pas kanë shpjeguar iniciativën e tyre.
“Përsëri ne belgët nuk kemi një skuadër për të cilën të bëjmë tifo gjatë Euro 2012. Meqë turnetë janë më argëtues kur ke një skuadër të preferuar, ne kemi vendosur të shesim tifozerinë tonë në Ebay kundrejt atij që ofron më shumë. Të gjitha të ardhurat do t’i shkojnë UNICEF”.
Një blerës anonim holandez ka arritur të fitojë këtë ankand për shumën prej 3000 eurosh, para të cilat i kanë kaluar projektit “Nordschool”, i cili merret me edukimin e fëmijëve në vendet ku ka konflikt në botë. Por iniciativa e grupit nuk mbaron këtu, pas dëshiron të sigurojë sa më shumë të ardhura për UNICEF nëpërmjet kësaj mënyrë origjinale.
“Sapo skuadra të eliminohet, në do të mbajmë zi për 24 orë dhe pastaj do të nxjerrim përsëri veten në shitje në Ebay. Shpresojmë që të na bashkohet edhe fituesi i mëparshëm, pasi ai ose ajo do të jetë kthyer në një tifoz jetim si ne”. (LajmeShqip.com)
Monday, 11 June 2012 17:58