Iker Kazijas u ka kujtuar shokëve të skuadrës rëndësinë e ndeshjes kundër Italisë,duke kthyer në memorien e tyre momentet e katër viteve më parë kur në çerekfinale, ekipi që asokohe drejtohej nga Luis Aragones, kaloi italianët vetëm falë gjuajtjeve nga pika e bardhë.
“Kur kaluam përballë Italisë ishte momenti kur hoqëm barrën që mbanim mbi supe. Ka qenë një Evropian që e fituam duke u përmirësuar dhe e dinim menjëherë që ai ishte momenti kyç”, shpjegoi Kazijas që nesër do të vihet përsëri përballë italianëve në ndeshjen e Grupit C.
“Kishim bërë një fazë grupesh spektakolare, duke fituar tre ndeshje, por edhe italianët vinin pas rezultateve bindëse. Pas 120 minutave në fushën e lojës, fjala iu dha penalltive. Nëse atë ditë nuk do të fitonim, Spanja nuk do të ishte kampione në fuqi e Evropës dhe Botërori do të kishte qenë shumë më i vështirë për t’u fituar”, ka pranuar portieri spanjoll.
“Nuk më pëlqen që dëgjoj kaq shumë të flitet për ne si favoritë dhe se do të fitojmë lehtësisht pasi kemi një ekip të mirë. Me fjalë është një gjë e bukur, por duhet ta realizojmë në fushën e lojës”, tha ia. (LajmeShqip.com)
Saturday, 09 June 2012 12:30