|
|
Friday, 08 June 2012 08:02 LeBron Xhejms i ka mbyllur gojën të gjithë kritikëve që e shihnin atë si një dështak në ndeshjet vendimtare, pasi ka ndihmuar skuadrën e Majemit të evitojë eliminimin në finalen e Konferencës së Lindjes. Ai ka dhuruar një ndeshje spektakolare me 45 pikë, 15 topa në tabele e 5 pasime, për të mundur thuajse i vetëm Boston në suksesin 98-79 që barazon serinë në 3-3 dhe çon skuadrat në ndeshjen e 7 në Majemi pas dy ditësh.
Xhejms ka qenë i pandalshëm që në fillimin e takimit, ndërsa ka shënuar nga çdo pozicion, pavarësisht kundërshtarit apo kundërshtarëve që viheshin për ta mbuluar. Përballë furisë së tij, duket se janë shtangur edhe shokët e skuadrës, ku vetëm Uejd arriti të shënonte më shumë se 10 pikë (17) në këtë ndeshje.
Nga ana tjetër, Boston jo vetëm nuk ka mundur t’i përgjigjet yllit të Majemit, por është shfaqur dhe shumë nervoze në sulm, duke kërkuar që të vinte barazpeshën me gjuajtjet për tre pikë por pa sukses, pasi realizuan vetëm 1 nga 14 tentativat e bëra nga distanca në këtë ndeshje. Vetëm Razhan Rondo u paraqit në formën e tij të zakonshme me 21 pikë e 10 pasime, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës la shumë për të dëshiruar. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »