Çelsi i ka bërë të ditur Roberto Di Mateos se do të dëshironte që ai të qëndronte si trajner i kësaj skuadre, ndërsa burime brenda klubit janë të bindura se ai do të jetë pjesë e tyre në sezonin e ardhshëm.
Sipas “Daily Mail”, Roman Abramoviç e sheh Di Mateon si një zëvendësues të denjë të Andre Vijas Boas, ndërsa ka humbur luftën e tij për të bindur Pep Guardiolën të marrë menjëherë drejtimin e skuadrës, sepse ky i fundit vazhdon me idenë që të bëjë një vit larg futbollit.
Asnjë akord nuk është hedhur në letër, pasi janë ende hapat e parë të një kontratë dhe nuk dihet kohëzgjatja e propozimit të klubit ndaj trajnerit që udhëhoqi ekipin drejt Ligës së Kampioneve dhe Kupës FA gjatë muajit të kaluar.
Shqetësimi më i madh vjen nga fakti se Di Mateo mund të refuzojë, pasi ai nuk është dakord me idenë që të kalojë një vit duke “ngrohur stolin” për Pep Guardiolën, derisa ky i fundit të mbyllë pushimet e tij.
Ana pozitive është se lojtarët po përpiqen të bindin trajnerin dhe klubin të nënshkruajë këtë kontratë, pasi janë të bindur se tekniku italian është lideri i duhur për të cilin ka nevojë ekipi. (LajmeShqip.com)
Thursday, 07 June 2012 12:40