Trajneri Manolo Preciado është ndarë nga jeta të mërkurën në moshën 54 vjeçare pasi ka pësuar një atak kardiak në dhomën e tij të hotelit në Valencia.
Ish-trajneri i Sporting Gijon ishte emëruar në stolin e Vijareal pak orë më parë dhe do t’i prezantohej publikut dhe shtypit ditën e premte.
Preciado ka patur një karrierë si futbollist në klubet e Racing Santander, Linares, Majorka, Alaves, Ourense dhe Gimnastika gjatë karrierës së tij si futbollist, para se të bëhej trajner në klubin ku i dha lamtumirën futbollit të luajtur.
Ai u bë i famshëm më shumë për punën te Sporting Gijon, pasi mori drejtimin e skuadrës në vitin 2006 dhe e drejtoi deri në sezonin kaluar, duke arritur që ta ngjitë në elitën e futbollit spanjoll me rezultate të mira.
Ai u largua para fundit të sezoni nga skuadra e Gijon, por mendohej se do të rifillonte një etapë të suksesshme të karrierës së tij në drejtimin e Vijareal që ra nga kategoria në fundin e edicionit që sapo u mbyll. (LajmeShqip.com)
Thursday, 07 June 2012 10:57