Kombëtarja shqiptare e futbollit U-21 është mundur me rezultatin 3-1 përballë Portugalisë në një ndeshje të humbur praktikisht që në minutat e para të saj.
Përballë kundërshtarëve më të fortë në grupin ku bën pjesë përfaqësuesja jonë, kuqezinjtë kanë pësuar dy gola shumë të shpejtë, që në minutën e 3-të nga Agra dhe të 9-të nga Fonte, duke i falur ndeshjen kundërshtarëve me gabime amatorësh.
Goli i Balës në minutën e 15-të ka bërë që të ngjallet disi shpresa e përfaqësues tonë por përsëri janë portugezët që shënojnë në minutë e 55-të me kapitenin Fonte për të çuar në 3-1 rezultatin dhe për të marrë një sukses të rëndësishëm për kualifikimin e tyre të mëtejshëm nga ky grup.
Kombëtarja e drejtuar nga Skënder Gega mban vendin e 4-t në grupin me 5 skuadra ku pas 6 ndeshjeve ka marrë vetë 4 pikë. Me datë 12 ajo luan ndeshjen e radhës kundër Rusisë në fushë e kësaj të fundit, ndërsa mbyll eliminatoret me një tjetër transfertë në Moldavi në muajin shtator. (LajmeShqip.com)
Thursday, 07 June 2012 10:04