Kristiano Ronaldo mendon se Spanja është skuadra favorite për të fituar Euro 2012, por mendon se edhe Portugalia ka shanset e saj në aktivitetin që zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.
Sipas yllit të Real Madrid, kampionët në fuqi të Evropës kanë mjaftueshëm cilësi për t’u përshtatur me mungesën e disa lojtarëve kryesorë, ndërsa shtoi se trajneri Del Boske ka mundësi të hedhë në lojë dy skuadra të ndryshme dhe të dyja mund të luftojnë për titull.
“Nëse do të kisha një valixhe me para, do të vija bast për Portugalinë dhe Spanjën. Nuk dua të bëhem hipokrit. Jam shumë optimist për kombëtaren time, por pas Portugalisë do të zgjidhja Spanjën. Ata janë favoritët për të fituar Euro 2012. Kanë një prej skuadrave më të forta dhe një shans të madh për të mbërritur në finale”.
“Mungesa e Pujol dhe Vija do të ndjehet shumë, por lojtarët e tjerë do t’i zëvendësojnë ato dhe do të bëjnë një punë shumë të mirë pasi Spanja ka një grup lojtarësh shumë të mirë e të fortë. Visente Del Boske mund të ketë në dispozicion dy ekipe kombëtare dhe të kërkojë titullin kampion me të dyja”, tha ylli portugez. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 06 June 2012 18:01