Oklahoma është një hap pranë fitores së titullit në Konferencën e Perëndimit dhe finales së madhe të NBA. Nën drejtimin e treshes Durant-Uestbruk-Harden, kjo skuadër ka arritur të fitojë takimin e 5-të në fushën e San Antonios dhe tani ka marrë ajo kryesimin 3-2 të serisë.
Durant ka qenë në formë të mirë duke regjistruar 27 pikë, Uestbruk ka shtuar 23 pikë e 12 pasime, ndërsa Harden ka shënuar 20 pikë, ku gjuajtja me vendimtare erdhi me 3 pikë te sekondave të fundit që i dhanë mundësinë skuadrës së tij të fitonte këtë sfidë të vështirë me rezultatin 108-103.
Nga ana tjetër, Popoviç ktheu në formacionin titullar Manu Xhonobilin dhe ky u përgjigj me 34 pikë, 6 topa në tabelë e 7 pasime. Tim Dankan shënoi 18 pikë e 12 pasme, ndërsa Toni Parker shtoi 20 pikë, por nuk u shfaq asnjëherë në formën që ndihmoi skuadrën e tij të siguronte 20 fitore radhazi para këtyre tre humbjeve me Oklahoman. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 05 June 2012 08:02