Red Bull do të jetë e detyruar të ndryshojë vrimat në pjesën e poshtme të makinës që shkaktuan shumë debate në javën e fundit, pasi FIA ka vendosur se rregullorja nuk i lejon ato.
Vendimi që iu dërgua të gjitha skuadrave nga FIA, do të hyjë në fuqi që nga gara e javës së ardhshme, Çmimi i Madh i Kanadasë në Montreal, ndërsa nuk do të ketë asnjë ndikim mbi fitoren e një jave më parë të Mark Ueber në garën e Monako.
Me sa është mësuar, skuadra Read Bull nuk ka ndër mend që ta apelojë këtë vendim, ndërsa do të modifikojë makinën sipas kërkesave të FIA-s për garën e Kanadasë.
Ferrari, MekLaren dhe Mercedes shprehën dyshime për rregullsinë e vrimave që shfaqeshin para rrotave të prapme të makinës Red Bull në Monako, ndonëse të tre skuadrat vendosën që të mos protestonin pas garës së fituar nga piloti i Red Bull, Mark Ueber. Ndërsa këto të fundit pretendonin se ishte një zonë e paqartë në rregulloren e garave që lejonte hapjen e këtyre vrimave, të cilat nuk mendohej se do të jepnin ndonjë avantazh të madh në garë. (LajmeShqip.com)
Sunday, 03 June 2012 12:30