Përzgjedhja e numrave nga futbollistët e përfaqësueses angleze ka bërë të mundur që kundërshtarët e kësaj kombëtareje në Euro 2012 të zbulojnë edhe se si do të rreshtohet në fushë ekipi i Roi Hodgson.
Si për ironi të fatit, lojtarët kryesorë kanë preferuar numat nga 1 deri në 11, duke zbuluar kësisoj edhe si do të jenë të rreshtuar në fushë.
Para portierit Hart (1), do të rreshtohen nga e djathta në të majtë Glen Xhonson (2), Geri Kahill (5), Xhon Terri (6) dhe Eshli Kol (3). Në mesfushë do të rreshtohen Xherard (4), Uollkot (7), Lampard (8) dhe Jang (11). Dyshja e sulmit përbëhet nga Keroll (9) dhe Runi (10).
Por meqë ky i fundit është i pezullua në dy ndeshjet e para të Euro 2012, pritet të mësohet se kush do të jetë zëvendësuesi i tij, e vetmja enigmë që mbetet në formacionin e Hodgson. Skot Parker (17) dhe Stjuart Dauning (19), janë dy kandidaturat kryesore për të fituar një vend në formacionin titullar në dy ndeshjet e para. (LajmeShqip.com)
Përfaqësuesja angleze sipas numrave të fanellave
1 Xho Hart
2 Glen Xhonson
3 Eshli Kol
4 Stiven Xherard
5 Geri Kahill
6 Xhon Terri
7 Teo Uollkot
8 Frenk Lampard
9 Endi Keroll
10 Uejn Runi
11 Eshli Jang
12 Leiton Beins
13 Robert Grin
14 Fil Xhouns
15 Xoleon Leskot
16 Xhejms Milner
17 Skot Parker
18 Fil Xhagielka
19 Stjuart Dauning
20 Aleks Oksleid-Çambërlein
21 Xhërmein Defo
22 Deni Uellbek
23 Xhek Butland
Tuesday, 29 May 2012 17:05