Drejtori sportiv i PSZH, Leonardo, në një intervistë të dhënë për “Sky Sport” ka folur për aventurën e tij në Paris dhe për objektivat e merkatos së klubit parisien.
“Viti i parë ka qenë i bukur. Jam i lumtur që PSZH është i ndjekur edhe në Itali, ka shumë vite që klubi kërkon të ketë një vëmendje të tillë në panoramën evropiane. Merkatoja? Është e paparashikueshme, gjërat lëvizin shumë shpejt. Jemi vetëm në fillim, mungojnë edhe tre muaj deri në mbylljen e saj. Nuk duam të bëjmë lëvizje tani, por po studiojmë dhe planifikojmë si të lëvizim”.
“26 milionë euro për Lavecin? Nuk ka asgjë konkrete, asgjë zyrtare. Të gjithë klubet po studiojnë, duhet një lëvizje e dikujt që të fillojnë operacionet e merkatos. Por tani është vetëm fillimi”.
“Del Piero? Janë histori të bukura. Pas Maldinit, largohet një tjetër flamur si Del Piero. Është i pabesueshëm admirimi ndaj tij, do të jetë i përjetshëm në historinë e Juventusit”, ishin fjalët e brazilianit që në karrierën e tij ka drejtuar si Milanin, ashtu edhe Interin. (LajmeShqip.com)
Saturday, 26 May 2012 13:02