Mesfushori i Francës. Jan M’Vila ka konfirmuar se ka ndër mend të largohet nga klubi i tij Rëne gjatë kësaj vere, duke i dhënë më tepër zë spekulimeve për një transferim te Arsenali.
“Jam ende nën kontratë me klubin por besoj se do të transferohem”, tha M’Vila gjatë një konference për shtyp në kampin e ekipit kombëtar të Francës.
“Edhe pse kam para Kampionatin Evropian, mendoj se do të ndërroj shpejt skuadër. Kjo është koha e duhur për të ecur përpara në karrierën time”.
M.Vila, i cili ka luajtur 18 ndeshje me përfaqësuesen e Francës, pritet të jetë titullar në mesfushën e kësaj kombëtareje gjatë Euro 2012.
Ai është përmendur shpesh si një nga emrat e preferuar të Arsen Venger për të përforcuar radhët e Arsenalit, por vetë lojtari nuk ka lënë të kuptohet se cila është preferenca e tij. (LajmeShqip.com)
Saturday, 26 May 2012 11:01