Një elefant në Poloni do të ketë nuhatje për fituesit e Euro 2012, duke përdorur feçkën aty ku oktapodi Paul përdori tentakulat gjatë Botërorit 2012.
Çita, elefanti femër 33 vjeç nga një kopsht zoologjik në qytetin e Krakovës në jugun e Polonisë, do të bëjë profecinë e parë zyrtare të aktivitetit me datë 6 qershor, dy ditë pra hapjes së Euro 2012.
“Gjatë prezantimit me mediat, ajo gëlltiti një top futbolli të vërtetë. Por ishte prej lëkure dhe jo plastik, ndaj nuk kishte pasoja në shëndetin e saj. Gjithsesi, dua të them se ajo ka parashikuar me saktësi fitoren e Çelsit ndaj Bajern Mynih në Ligën e Kampioneve”, deklaroi drejtoresha e kopshtit zoologjik të Krakovës, Tereza Grega.
Çita do të përdorë frutat në vend të sferës së kristaltë për të parashikuar të ardhmen dhe objektivi i saj i parë do të jetë ndeshja mes Polonisë dhe Greqisë, ku ajo duhet të zgjedhë mes tre mollëve, dy nga të cilat kanë emrat e ekipeve dhe e treta përfaqëson barazimin.
Sipas drejtuesve të kopshtit zoologjik, këtij elefanti i pëlqen shumë futbolli dhe shpesh ka ndjekur me vëmendje ndeshje të tilla në televizorin që i kanë vënë pranë kafazit.
Përveç elefantit Çita dhe derrit ukrainas, parashikues të ndeshjeve të Euro 2012 janë qeni Sisi dhe oktapodi Rosi në Gjermani, si dhe lama angleze Nikolas. (LajmeShqip.com)
Friday, 25 May 2012 15:30