Zhoze Murinjo ka firmosur sot rinovimin e kontratës së tij deri në vitin 2016, duke i shtuar edhe dy vite më shumë kontratës ekzistuese me madrilenët. Ndonëse nuk është bërë publik ende asnjë detaj ekonomik i kësaj kontrate të re, janë bërë publike fjalët e trajnerit, i cili ka shprehur lumturinë për vendimin e marrë.
“Jam i entuziazmuar që do të jem personi që do të vazhdojë të planifikojë të ardhmen e Real Madrid. Tani duhet të përmirësohemi si ekip dhe individualisht, në mënyrë që të luajmë një futboll që jo vetëm fiton ndeshje, por edhe tifozë”.
“Sigurisht që Real Madrid ka fituar shumë tifozë në botë gjatë këtij viti, pasi kemi luajtur futbollin më të mirë në botë edhe pse nuk fituam në Evropë. Por kemi fituar kampionatin më të vështirë në botë duke luajtur në futboll fantastik dhe kjo më duket gjëja më e rëndësishme”.
“Ekipi i 100 pikëve meriton të gjithë besimin tonë dhe me këto futbollistë do të përballojmë sezonin e ardhshëm. Mendoj se të gjithë janë të lumtur për rinovimin tim, ashtu si edhe tifozët dhe drejtuesit që me besuan dhe mendojnë se jam trajneri ideal për projektin që vazhdon deri në vitin 2016”, ishin fjalët e Murinjos pas rinovimit të kontratës që i ka dhënë fund të gjitha mëdyshjeve për të ardhmen e tij. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 22 May 2012 20:44