UEFA ka publikuar 10 golat më të bukur të këtij edicioni në Ligën e Kampioneve. Ka gjuajtje spektakolare, driblime, goditje dënimi të pakapshme, kundërsulme perfekte por edhe lëvizje teknike që e kanë bërë këtë edicion të paharrueshëm për shumë tifozë. Vendin e parë e ka merituar goli i Andres Iniesta, i cili ka qenë protagonist në fitoren 2-0 të skuadrës së tij në fazën e grupeve ndaj Viktoria Pilsen. Sipas vetë lojtarëve të Barcelonës, është thuaje e pamundur për ta qe të realizojnë përsëri një aksion të tillë, edhe nëse e provojnë në “Play Station”. (LajmeShqip.com)
10 GOLAT MË TË BUKUR TË LIGËS SË KAMPIONEVE 2011-2012
1. Iniesta (BARÇA-Viktoria Pilsen, 2-0)
2. Boateng (MILAN-Barça, 2-3)
3. Valbuena (B. Dortmund-O. MARSEJË 2-3)
4. Perisiç (B. DORTMUND-Arsenal, 1-1)
5. Ramires (Barça-ÇELSI, 2-2)
6. Hulk (PORTO-Shakhtar, 2-1)
7. Meireles (ÇELSI-Benfika, 2-1)
8. K. Ronaldo (R. MADRID-APOEL, 5-2)
9. Tosiç (R. Madrid-CSKA MOSKË, 4-1)
10. Van der Vil (AJAKS-D. Zagreb, 4-0)
Monday, 21 May 2012 10:01