Napoli ka fituar Kupën e Italisë duke mundur 2-0 Juventusin në takimin e luajtur në stadiumin “Olimpiko” të Romës. Skuadra e Maxarrit ka përfituar nga forma jo e mirë e shfaqur nga bardhezinjtë për të siguruar trofeun e katërt të këtij lloji në historinë e klubit, trofe që mungonte prej 25 vitesh.
Ndeshja ka qenë më shumë nën ritmin e Napolit që ka qenë më insistues falë lojës së treshes Laveci-Kavani-Hamshik, ndërsa nga ana tjetër kanë qenë Borrielo dhe Del Piero dy sulmuesit e hedhur në fushë që nga minuta e parë nga Antonio Konte.
Ndeshja bëhet më entuziazmuese në pjesën e dytë dhe falë një insistimi të napolitanëve, vjen dhe goli i parë, ndonëse është me një 11-metërsh të fituar nga Laveci dhe të transformuar saktësisht nga Kavani. Juventus hidhet në kërkim të barazimit dhe i afrohet shumë golit me anë të Pepe, ndërsa sulmon me më shumë ngulm. Por bardhezinjtë lënë hapësira në prapavijë dhe në minutën e 83-të, është Marek Hamshik që me një kundërsulm të shpejtë mund përsëri Storarin.
2-0 dhe Napoli pret me qetësi vërshëllimën e fundit, që i sjell një trofe pas 22 vitesh pritje, ndërsa bardhezinjtë mbyllin sezonin me humbjen e parë. (LajmeShqip.com)
Sunday, 20 May 2012 22:29