Një derr-orakull do të vazhdojë traditën e nisur nga oktapodi Paul në Kupën e Botës 2012, duke parashikuar rezultatet e ndeshjeve në Kampionatin Evropian të Futbollit në Ukrainë dhe Poloni.
Bashkia e Kievit ka thënë se do të shfaqë çdo ditë para publikut këtë derr për të dhënë parashikimet e tij sapo të fillojë turneu.
“Një derr-orakull unik, një derr i vërtetë ukrainas dhe një psikik që njeh misteret e futbollit”, shkruhet në lajmërimin e publikuar nga bashkia. “Çdo ditë në orën 4 të pasdites, ai do të bëjë parashikimi e ndeshjes së radhës”.
Oktapodi Paul, i cili është ndarë nga jeta me shumë lavdi, arriti të bëhej personazhi kryesor i Kupës së Botës 2010 duke parashikuar me saktësi fituesit e 7 ndeshjeve ku luante Gjermania. Njëkohësisht, ai arriti që të parashikonte edhe fitoren e Spanjës në finalen me Holandën.
Zyrtarët në Kiev thonë se tashmë dëshirojnë që të sjellin këtë lloj entuziazmi edhe në qytetin e tyre duke shëtitur derrin telepatik në zonat e grumbullimit të tifozëve para fillimit të ndeshjeve.
Kafshët “psikike” kanë qenë në modë që në momentin kur oktapodi Paul u shfaq lavdishëm në skenën e sportit botëror. Një breshkë e rrallë me dy kokë që quhej Magdalena u caktua si parashikuese zyrtare e ndeshjeve të Kampionatit Botëror të Hokeit në vitin e kaluar në Sllovaki.
Gjermania zbuloi një oposum me sy të shtrembër që quhej Haidi, i cili u paraqit në shumë emisione televizive amerikane pasi mundohej të parashikonte fituesit e çmimeve Oskar.
Ndërkohë, parashikuesi i radhës nga Gjermania është qeni Sisi, që me forcën e tij psikike ka shpallur Bajern Mynih fitues të Ligës së Kampioneve. (LajmeShqip.com)
Friday, 18 May 2012 16:50 
